Një vepër arti shqiptare me vlerë $1.3 milionë USD dhe plot 5 vite për tu mbaruar. Rrallë mahnitem dhe gëzohem si në këtë rast. Nuk e kuptoj se si gazetat dhe kanalet televizive në Shqipëri nuk janë duke zhurmuar shumë e më shumë për këtë orë mahnitëse. Të tilla vepra arti dhe të tillë artistë Shqipëria i numëron me gishtat e dorës. Kjo vepër arti do të hy në histori. U shtofshin sa më shumë. Si ta vlerësojmë këtë vepër arti siç duhet dhe si ta kuptojmë?

E para është puna e argjendarit dhe dizenjo. E dyta është puna e sahatçiut dhe mekanizmi. Orë të tilla me këtë magnitutë dizenjo pak persona në botë mund t’i arrinë, pra janë shumë të rrallë dhe në botë mezi gjinden. Prandaj, Spiro Ruco me talentin dhe gjenialitetin e tij hyn tek ato asete kombëtare të rralla dhe si pikët e ujit. Me biznesin e tij “Artistic Jewelry by Pirro” dhe brandin e tij “Pirro” me logon me dy krenaren shqiptare po arrin hapa në botën e argjendarisë dhe tani të horologjisë si rrallë kush.

Nëse shume kompani orësh në botë prodhojnë sasi si nevojë tregu, ka disa kompani të tjera që prodhojnë pak dhe të veçantën. Kështu le ta zbërthejmë orën me markën “Pirro” dhe koleksionin me emrin “Primordial Passion”. Zbërthimi i kësaj ore nga ideatori fillon qysh nga emri që i ka vënë sepse primordial nënkupton diçka e cila egziston që nga fillimi i universit, që nga fillimi i kohës, është e lashtë, e në të njëjtën kohë diçka bazike nga ku fillon e merr udhën gjithçka. Një gjetje e bukur kur mendon se dizenjo ka efekt tradicional folkloro-kulturorë me të gjitha krahinat shqiptare. Është dizenjo bazuar në lashtësinë dhe vjetërsinë tonë si popull. Përgëzime vërtetë për gjetien e bukur, pra Spiro Ruco ka dashtur të thotë “jemi prej qëmoti këtu dhe pasioni im është po aq i rrënjosur.” Tani vëmendja shkon tek zemra e veprës, që është veçantia e dizenjos, kompleksi dhe cilësia e një zeje të niveleve më të larta që egzistojnë. Spiro Ruco me këtë vepër arti ka dasht të tregoi aftësitë e tija jo vetëm si një argjendar i niveleve më luksoze, por dhe si një mendje inovative.

Çfarë të tërheq vëmendjen direkte kur e sheh orën është kupola ovale e saj me disa figurina brenda fëtyrës së orës. Aty ku jemi mësuar të shikojmë numra e akrepa tradicional, ti shikon 16 figurina të vogla me përmasa 9-10 mm, por detajet janë deri në të qindën e milimetrit. Kur e kupton këtë e beson se sa punë e talent kërkon. Çdo figurinë e tëra prej floriri, 12 balerinë dhe 4 muzikantë, të cilët fillojnë kërcejnë e lodrojnë me kurdisjen e orës. Kjo valle popullore shqiptare, e cila bazohet me qendrën dy krenare ka si fushë të saj sinonimin e motiveve etnike, mbase ky iluzion i rrafshit të fushës si një tapet tradicional punuar me dorë vjen nga ngjyrat kuq-e-zi që ka zgjedhur autori. Absolutisht çdo detaj është menduar dhe punuar deri në imtësi. Vetëm kur kupton se “tapeti”, të më falë Spiro se i vura emër popullor, ka 1500 copë gurë-xhami Murano. Të famshëm dhe prodhuar me dorë në Venezia me furrat e tyre po aq famoze prej më shumë se një shekulli. Këto copëza unike gurë-xhami janë në 64 prerje dhe 8 kombinime ngjyrash, prandaj dhe mua më duket si tapet qepur nga nënat shqiptare. Pa harruar dhe dy akrepat sepse në fakt janë aty dhe kanë formën e dy kthetrave të shqiponjës. Kjo lëvizje magjepsëse deri diku të hipnotizon.

Detajet nuk mbarojnë këtu, ky ishte vetëm fillimi. Kasa prej 18 karat flori, e shënuar me AU 750, le të nënkuptosh se është flori fiks për punime me dorë, kështu e zgjedhin argjendarët e kalibrit, sepse në të punohet më mirë. Baza është 75% flori puro dhe 25% materialet argjend dhe bakër miksuar. Nuk ka kursime në cilësi. Kasa në rrethoren e saj vazhdon me detajet motivet etnike gdhendjet që i shkojnë përshtat fushës. Katër vegjet e orës kanë punime artistike gjithashtu dhe duken si shtyllat antike të Butrintit. Rripi i lëkurës origjinale, qepur me dorë paramendoj me paternë (strukturë) si lëkurë peshku, apo “fish skin” siç njihet për ta harmonizuar me xhamat Murano. Ka dhe një detaj, i cili më pëlqeu shumë, firma e autorit mbi togzë gdhendur në mënyrë elegante. Dalim tek kurora apo korona, pra vendi ku kurdisim orën, gjithashtu të jep iluzionin e një kurore antike, si e mbretërve të lashtë ilir, Pirros së Epirit. Logo e markës “Pirro” me dy krena siç nuk mungon në epiqendër nuk mungon as në kurorën e kurdisjes. Detajet pra bëjnë diferencën. Magjia vazhdon kur kasën e kthejmë në pjesën e pasme. 12 valltarët nga trevat e Shqipërisë shfaqen sërisht si një ansambël popullorë, një unitet vlerash shqiptare. Një mesazh i ëmbël nga autori. Dhe këtu pastaj syri ndalon në të gdhendurën AGH 6911 AP.

Tani fillon bota e sahatçiut. Vetëm një markë e kalibrit të lartë të horologjisë si Agenhor mund të kuptonte dhe ta konceptonte gjithë punën mahnitëse të Spiro Rucos. AGH 6911 AP prodhohet nga Agenhor, një shtëpi sahatçish që prej 25 vitesh sjell disa nga mekanizmat më intriguese në botën e orëve luksoze. Jo më kot kanë mbi 200 patentime në fushën e horologjisë. Një firmë familjare e nisur nga çifti Jean-Marc and Catherine Wiederrecht dhe tani nën kujdesin e dy djemve të tyre Nicolas & Laurent. Kanë 26 puntorë çfarë flet qartë se puna e tyre është pak e saktë. Patjetër që “Primordial Passion nga Pirro”, kjo orë super luksoze mund të puqej vetëm me një shtëpi të tillë cilësie orëndreqësish. Agenhor prodhon mekanizmat e disa nga markave të orëve më të shtrenjta në treg si Fabergé, Hermès, Arnold & Son etj pafund. Tani i shtohet dhe Pirro shqiptarë. Agenhor me bazë në Meyrin të Zvicrës prodhon mekanizma zviceriane të kalibrave të ndryshëm. Në orën shqiptare është vënë mekanizëm zviceran me kurdisje me dorë – kalibër 6911 AP – 3 ATM dhe më një rezervë kohore 50 orë. Thënë ndryshe me një kurdisje të plotë të orës ajo do t’vazhdoi të punoi për 3000 minuta. Gjithashtu, mekanizmi ofron 21600 vibracione në orë, muzika e tik-takut do jetë melodi për veshët tuaj nqse do t’ju bie rasti ta keni në dorë “Primordial Passion nga Pirro”.

Për ta mbyllur këtë prezantim modest nga ana ime, thënë sinqerisht dhe me pak turp… vetëm dje mësova për egzistencën e një artisti si Spiro Ruco. Kjo dhe më falet se po bëj çerek shekulli larg Shqipërisë. Ora e Spiros ka hyrë në kompeticionin më prestigjiozë që egziston për 2024 në GPHG ndryshe Grand Prix d’Horlogerie de Genève (Çmimi i Madh i Horologjisë së Gjenevës) në kategorinë craft (zeje). Sepse argjendarë të tillë, mendje inovative të tilla, pasion e talent i tillë, siç e thashë dhe në fillim, janë si ujët e pakët. Suksese Spiro Ruco! Ke gjithë mbështetjen time dhe të familjes sime Tufina. Krenari për ne një bashkatdhetarë si ju.

Me kënaqësi dhe dashuri, Marsida T. Najdeni