Ajo që duhej të ishte një ëndërr për këtë nuse përfundoi në pjesën e pasmje të një makine policie, pasi u arrestua në dasmën e saj dhe u dënua me burgim për 11 vjet.

Nancy Lizeth Rodriguez Guadarrama as nuk u lejua të priste tortën e saj para se të arrestohej.

Ajo u ndalua teksa mbërriti në kishë dhe u dërgua në Prokurorinë Publike me fustanin e bardhë të nusërisë.

Burri i saj i mundshëm, Clemente Mendiola Martinez, arriti të arratisej nga kisha. Megjithatë, ai u gjet i vdekur në makinën e tij në Villa Guerrero, Meksikë, i rrethuar nga mbi 200 gëzhoja plumbash.

Rodriguez u dënua me 11 vjet e gjashtë muaj burgim për grabitje të dhunshme pas arrestimit të saj më 3 dhjetor të vitit të kaluar. Prokurorët vërtetuan me sukses se ajo ishte anëtare e organizatës kriminale Familia Michoacana dhe mori pjesë në grabitjen e dhunshme të marsit 2022.

Sipas hetimeve, ajo vodhi para nga një viktimë në Tenango del Valle me një grua tjetër dhe dy bashkëpunëtorë meshkuj.

Viktima paraqiti një ankesë në Prokurorinë Publike, e cila bëri që Rodriguez të identifikohej dhe hetohej, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv