Gjevgjelia dhe Shkupi kanë parë një rritje të madhe në sektorin e turizmit në dekadën e fundit, ndërsa Ohri ka mbetur prapa dhe është pothuajse i njëjtë me numrin e qëndrimeve. Në Ohër për atë periudhë ka pasur rritje të dhomave dhe shtretërve për vetëm 4 për qind, ndërsa Shkupi ka pasur rritje prej 58 për qind. Këtë e tregon analiza e parametrave bazë turistike për 10 vitet e fundit, ku përfshihet edhe shfrytëzimi i objekteve gjatë gjithë vitit.
“Bëmë një analizë të numrit të ditëve që ka një destinacion i caktuar kur ambientet akomoduese do të mbusheshin maksimalisht. Në Ohër ai numër është 35 ditë, në Shkup 74, ndërsa në rajonin planor
juglindor është 88”, u shpreh profesor në Fakultetin për Turizëm dhe Hotelieri-Ohër, Cvetsko Andreeski.
Andreeski thotë se kjo gjendje vjen nga fakti se Ohri është i dominuar nga turizmi sezonal, gjegjësisht 65 për qind e turistëve vijnë gjatë verës. Prandaj, ato ofrojnë zgjidhje për shfrytëzim më të madh të objekteve hoteliere gjatë gjithë vitit.
“E para është organizimi i eventeve jashtë sezonit kryesor turistik, futja e shërbimeve të reja si turizmi spa, turizmi Wellness, por kjo kërkon përgatitje për sa i përket energjisë më të aksesueshme. Të shihet regjimi i vizave për punë për ato destinacione që kanë interes të vizitojnë Ohrin jashtë sezonit kryesor turistik”, theksoi Andreeski.
Nëse nuk gjenden mënyra për të zgjatur sezonin turistik në Ohër deri në vitin 2040, numri i objekteve akomoduese do të rritet vetëm për 1 për qind, ndërsa numri i turistëve dhe natë qëndrimi do të jetë në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.