Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bëhet e ditur se Osmani me Hovenierin folën për koordinimin e takimeve dhe aktiviteteve gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ajo do ta përfaqësojë vendin në cilësinë e kreut të shtetit.

“Tutje, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional”.

“Presidentja e ka njoftuar ambasadorin amerikan lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta, ndërkaq në këtë takim, Presidentja Osmani u njoftua edhe me Zv. Ambasadoren e re të SHBA-së, znj. Anu Prattipati”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara do të mbahet nga 10 deri më 24 shtator.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume