Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është takuar sot me gratë ambasadore në Kosovë, siç i quajti ajo të shquara, “për të festuar shërbimin e jashtëzakonshëm të Carin Lobbezoos si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe për forcën e grave në diplomaci”.

Ajo tutje shtoi se ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci.

“Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, shkroi mes tjerash Osmani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume