Presidentja Vjosa Osmani, para kthimit në Kosovë mbrëmë ka vizituar garuesit në fshatin olimpik, ku ka uruar Distria Krasniqin për fitimin e medaljes së argjendtë.

Osmani thotë se medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:

Para kthimit në Kosovë, vizitova mbrëmë garuesit tanë në fshatin olimpik për t’i uruar suksese të mëtejme ekipit të jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve tanë.

Medalja olimpike e Distrias është prijetare për garuesit tanë të tjerë dhe ogur i mirë për garat në vazhdim.

Kosova është krenare! 🇽🇰