Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Keri Starmer për korrjen e fitores si kryeministër në zgjedhjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Tutje, e para e vendit shprehet se Mbretëria e Bashkuar është e veçantë për kosovarët, dhe thotë se do të punohet ngushtë për të forcuar aleancën mes dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer, në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam i bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Osmani në X.