Disa pjesë të Kosovës sot janë freskuar pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në vendin tonë këto ditë.

Reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta ka pasur sot në disa rajone, në Pejë pati rrebeshe të forta e më pas edhe në rajonin e Prizrenit.

Mediat lokale në Prizren kanë publikuar pamje nga gjendja pas vërshimeve, ku shihen kanalizimet e bllokuara nga uji.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume