Pamjet/ Digjen dy automjete në Durrës gjatë natës, ishin parkuar pranë njëra-tjetrës! Detajet nga ngjarja

Dy automjete tip Benz janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Dy makinat ishin parkuar pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.
Raportohet se një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama.al pjesa e përparme e makinave është djegur plotësisht.