Parlamenti i Bullgarisë hodhi poshtë një propozim për të formuar një qeveri të re të propozuar nga partia e qendrës së djathtë GERB, e cila ka të ngjarë ta sjellë vendin më pranë zgjedhjeve të reja, të shtatat në tre vjet.
Partia GERB, e cila përfundoi në vendin e parë në zgjedhjet e qershorit, ka 68 deputetë në Asamblenë Kombëtare me gjithsej 240 vende dhe për këtë arsye është dashur të përpiqet të krijojë një koalicion për përbërjen e kabinetit të ri.
Ajo zgjodhi Rosen Zheljazkov, kryetarin aktual të parlamentit, për të udhëhequr qeverinë e re në vend të liderit të saj Bojko Borisov, i cili më parë udhëhoqi tre qeveri midis 2009 dhe 2021, kur kabineti i tij i tretë dha dorëheqjen pas protestave të mëdha kundër korrupsionit.
Megjithëse Borisov u përpoq të gjente partnerë koalicioni në parti të tjera më të vogla, ai nuk arriti të siguronte mbështetje të mjaftueshme.
Presidenti i shtetit tani mandatin e ardhshëm për formimin e qeverisë do t’ia dorëzojë partisë së dytë në zgjedhje – partisë MRF.
Analistët parashikojnë se pas dështimit të votimit të parë, do të jetë e vështirë krijimi i një koalicioni të qëndrueshëm në këtë parlament dhe se opsioni më i mundshëm është mbajtja e zgjedhjeve të reja, të cilat vetëm sa do të thellojnë krizën politike në shtetin më të varfër anëtar të BE-së.