Me datë 23.07.2024, në DPB-Gostivarit është raportuar se rreth orës 02:20 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, në automjetin e udhëtarëve “Dacia Sandero” me targa të Gostivarit, në momentin e startimit të motorit nga pronari S.J (61) nga Gostivari ka shpërthyer zjarr. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar me intervenimin e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Ekip nga DPB-Gostivar ka inspektuar vendin e ngjarjes.TS