Gjatë ditës në afërsi të Liqenit të Ujmanit është hedhur eksploziv.

Në lidhje me këtë rast Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në ora 21:00 në zonën e Zubin Potokut, ku janë sekuestruar edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për veriun.

Ai ka thënë se nuk ka të arrestuar, përveç se një person i identifikuar është duke u intervistuar.

“Në vazhden e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut. Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifiku një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka thënë Elshani.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume