Policia e Gostivarit arreston të miturin e arratisur nga Institucioni Edukues Korrektues në Vollkovi

Me datë 25.07.2024 në ora 19:50 në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur, i cili paraprakisht ishte denoncuar në Policinë e Tetovës se është arratisur nga Institucioni Edukues Korrektues në Vollkovi të Tetovës. Ai i është dorëzuar organit kompetent për veprime të mëtejshme.TS