Më datë 14.07.2024, në periudhën prej orës 00:00 deri në ora 04:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë kryer aksion kontrollues në objektet hotelierike dhe lokalet e natës në zonën e SPB-Tetovë. Njëkohësisht, në një objekt hotelierik në Tetovë, në orën 01:00 është gjetur një i mitur, i cili i është dorëzuar prindit, ndërsa ndaj pronarit A.A (33) nga Bogovina e Tetovës, i është përgaditur parashtresë përkatëse në bazë të nenit 21 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike. Në të njëjtin objekt pa qëndrim të rregulluar në vendin tonë është gjetur edhe A.B.(30) nga Republika e Shqipërisë i cili është arestuar dhe ndaluar në SPB-Tetovë për procedurë të mëtejme.TS