Policia e Tetovës me aktivitete për parandalimin dhe pengimin e dukurive antisociale te personat të cilët lypin lëmoshë

Më datë 10.07.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri në ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin dhe pengimin e dukurive antisociale te personat të cilët lypin lëmoshë në zonën e SPB-Tetovë, kështu që në rrugën “Ilindenska” është ndaluar A.A. (30) nga Tetova, ndërsa në rrugën ,,Iliria” është ndaluar E.A (32) nga Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, të cilët janë gjetur duke lypur lëmoshë. Ato u janë dorëzuar përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale dhe do të përballen me parashtresa përkatëse.Tetovasot