Një moment mjaft kurioz, i një afërsie mes ministres franceze të Sportit Amelie Oudea-Castera dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ka nxitur debat dhe reagime.

Amelie i jep një puthje në qafë, presidentit francez, Emmanuel, gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Çastin i cili dhe është bërë tejet viral në mediat botërore, duket se e ka parë i habitur me sy drejt tyre edhe kryeministri francez, Gabriel Attal.

Tutje vërehet se Macron i kap krahun ish-tenistes profesioniste, dhe i afrohet ta puthë po ashtu, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i tij dhe tjetrën rreth qafës së tij.

Ndërsa interneti po vlon me zhvillimin, ka njerëz që këtë moment të dyshes e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.

Revista franceze Madame Figaro e publikoi momentin e para. Madje ajo e quajti puthjen “të çuditshme” dhe pretendoi se Oudéa-Castéra-s i pëlqen të tërheqë vëmendje.

Macron e kishte emëruar Oudéa-Castéra si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat ​​publike ku ajo jetonte.