“Pak minuta më parë është vendosur kordon i policisë, është duke u përdorur e njëjta mënyrë organizimi për sa i përket protestave të zhvilluara kryesisht tek kryeministria, ndërsa për sa i përket Forcave Shqiponja dhe Forcave të Sigurisë Kombëtare janë në afërsi të piramidës, ku gjithmonë qëndrojnë forca të shumta policie, që në momentin që do të jetë e nevojshme të bëhet ndërhyrja e tyre për të neutralizuar situatën”.
“Ndërkohë gjatë ditës së djeshme drejtori i policisë së shtetit, Rrumbullaku, ka bërë një mbledhje me shefat e komisariatit të Tiranës, ku ka dhënë disa porosi për të vepruar menjëherë në momentin që të konstatohen persona që mbajnë sende të paligjshme si molotovë apo shishe benzine dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Gjithashtu, si në çdo protestë, në pjesën e sipërme të kryeministrisë vendosen edhe snajperistë që monitorojnë të gjitha lëvizjet,” tha ajo.