Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Sllovakisë ka qenë mjaft i tensionuar.


Kjo, për shkak të një përplasje në fushë mes trajnerit të sllovakëve. Françesko Kalcona, si dhe mesfushorit anglez Deklan Rajs.

Trajneri italian ishte i pakënaqur se si anglezët po festonin fitoren e tyre para lojtarëve të tij pas vërshëllimës përfundimtare, duke bërë që Rajs të përplasej me të dhe pastaj të fillonte ta shante.

“Qepe gojën, tullac m***”, nisi të ofendonte ai trajnerin kundërshtar, duke tensionuar fundin e ndeshjes, aq sa u desh edhe ndërhyrja e gjyqtarit për të qetësuar gjakrat.

VIDEO