Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur lidhur me debatin për çmimet e larta në Shqipëri. Rama ka thënë se ka “sulm të organizuar” për të dëmtuar turizmin.
Rama foli për turistët nga Kosova, teksa tha se këtë vit ka 25% më shumë turistë nga Kosova sesa vjet.
“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesore sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.
Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”, u shpreh Rama.
Rama në një adresim për media, me një gjuhë të ashpër, kritikoi tur-operatorët e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.
“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë sesa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë.
Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”, tha Rama sot para mediave.