Skënder MULLIQI
Rezoluta per Jasenovcin nuk ishte product malazaz, e dimë së ai është helm i Beogradit zyrtar, i krijuar si kundërvenie rezolutës për gjenocid në Srebernicë.Një krahasim të tillë pushteti i Serbisë së bashku më proserbët në pushtetin e Malit të Zi, bënë përpjekje për të relatvizuar krimet nga serbët në ish –Jugosllavi.Dhe, qenësorja e rezolutës për Srebrenicën ishte se beteja për narativën për serbët si viktima të viteve të nëntëdhjeta ka humbur përfundimisht.Kjo ishte edhe arsye pse regjimi proserb i Malit të Zi, në krye më presidentin Jakov Millatoviqin kryekuvendarin, Andria Mandiqin, dhe më direktivat e Vuqiqit u kthyen në të kaluarën e Luftës së Dytë Botërore , duke përdorë Jasenovcin gjoja si argument.Duke dashur të përdorin serbët këtë si dëshmi lufte duke u kthyer në statusin mitik të viktimës në atë kohë , nacionalizmi serbomadh pa dashje ra në kurthin e vet ndaj të tjerëve , duke konfirmuar edhe një herë së luftërat dhe gjenocidin në ish –Jugosllavi i shkaktojë Serbia ie Millosheviqit.Presidenti serb, Aleksander Vuqiq edhe më sulmin para ambasadës të Izraelit në Beograd, tentoj të provokon Zagrebin , dhe shpërfaqi gjithë atë nese dikush nuk e ka pasur të qartë , së Vuqiqi më shegertët e tij nga Podgoricë po i kthehet politikës serbomadhe të lënë në gjysmë , nga Sllobodan Millosheviqi.Kur bëhët fjalë për rezolutën e Jasenovcit shihet qartë së Serbia , po dëshiron të fut pyka në rrugën evropiane te Malit të Zi, për ta kthyer atë më qdo kusht më fytyrë nga Rusia, duke e larguar nga NATO, por edhe për të futur përqarje më Zagrebin zyrtar, I cili edhe ka reagur për rezolutën e miratuar. Kjo rezolutë dhe tubimi i mbajtur Gjithë serb në Beograd , janë tentim të zyrtarizimit të dokumentit të dalë nga ky tubim, më idenë fashiste “ të gjithë serbët në një shtet”.Tentim bllokimi të Rezolutës për Srebrenicën në OKB, dhe tash kjo rezolutë më motivacion të barazimit të viktimave të luftës gjatë historisë , janë plane të hartuara nga Beogradi .Nuk duhet haruar kur jemi ketu së planet për kthimin e hegjemonisë serbomadhe në rajon, lidhën direkt më politikat e Putinit, për kthim të ndikimit të humbur moti edhe në Ballkan.Jo shumë largë Republikën e Malit të Zi, është konsideruar nga Rusia sikur ta kishte republikë të vetën.Kjo u humbë përfundimishtë më shëmbjën më luftë të ish –Jugosllavisë dhe më ardhjën në pushtet të Millo Gjukanoviqit .BE-së dhe Amerikës gjithnjë e më shumë po I bëhët e qartë synimi i Serbisë, të Vuqiqit, I cili po vepron në të gjitha drejtimet kunder botës perëndimore, e në dobi të Rusisë.Po bëhët e qartë së të gjitha levizjet e politikës se Beogradit janë realizimi I synimeve strategjike të dala nga dokumenti i tubimit Gjithë serb.Politika okupatore e Serbisë ndaj fqinjev është ka vazhdon, pa i dalë në rrugë BE –ja, e pa vendosur.Pretendimet e Serbisë sidomos i janë shtuar ndaj territoreve shqiptare, jo vetem të ndajnë Kosovën, pas invazionit ushtarakë të Rusisë në Ukrainë.Ishte inerte e politika e deritashme të BE-së, dhe Amerikës, ndaj shtimit të presionit që më luftë serbët të formojnë një Mini Jugosallavi më territorët e Malit të Zi, BH dhe të Kosovës.Madje, ndërmjetësit e deritashem në bisedime Borrell, Lajqak dhe Eskobar, ia mbatën krahun bukur hapur politikiës serbomadhe , duke e ndeshkuar më masa ekonomike Kosovën, e jo Serbinë luftënxitëse në rajon.Është e qartë se Vuqiqi po kërkon politikë lojale të serbëve në ish republikat e Jugosllavisë, duke u paraqitur su udhëheqës i gjithë serbëve.Këtë rrugëtim e kan paralajmëruar së do të vazhdojnë përmës Mandiqit, i cili ka thënë së do të organizohet edhe një tubim Gjithë serb, si unitet i popullit serbë në Ballkan.Kjo politikë shizofrenike natyrishtë së do të vazhdon të destabilizon rajonin,duke shpërfaqur qëllimet e rrezikshme të Aleksander Vuqiqit dhe ndihmaqarve të tij, Millorad Dodik dhe Andreja Mandiq.Kjo do të thoshte ndryshim të kufijve më luftë në Ballkan.Së a dë ti ndalët hovi konceptit etno –kleriko-nacionalist të shekullit të 19-të , nga nga aleanca ushtarake e NATO-s mbetet të shihet .