Ronaldo dështon nga penallti, Oblak fantastik


Cristiano ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar Portugalinë në epërsi kundër Sllovenisë duke dështuar të realizojë nga penalltia.

Kjo ndodhi në minjutën e 105’ kur Jan Oblak e priti në mënyrë spektakolare gjuajtjen e yllit portugez. Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve.

Në Frankfurt po luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë.

Ashtu si pritej, Cristiano Ronaldo e udhëheq sulmin e Portugalisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë.