Nga sot, ndalesë e tërësishme e lëvizjes në pyje. Ministria e Bujqësisë pas kërkesës së Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dha pëlqimin për ndalesë të plotë të lëvizjes nëpër pyjet e vendit. Ky vendim është mare për shkak të rritjes së rrezikut dhe parandalimit të përhapjes së zjarreve. Ndalesa nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 20 do të vlejë deri në një vendim të ri, përkatësisht deri në periudhën kur të konstatohet se rreziku nga zjarret është ulur. Lëvizja në pyje do të jetë e lejuar vetëm me vërtetim, i cili do të jepet nga ndërmarrja e pyjeve. Për mosrespektimin e ndalesës parashihen gjoba nga 1500 deri në 2000 euro.