Autoritetet në Rusi kanë vendosur të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në dy rajone për shkak të vatrave të zjarrit që kanë marrë përmasa tepër të mëdha.


Kështu, lidhur me situatën e krijuar gjendja e jashtëzakonshme u shpall në Tuva dhe Yakutia, ku flakët prej disa ditësh vijojnë të djegin sipërfaqe të mëdha me pyje.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, teksa qindra banorë janë evakuuar pasi rrezikoheshin. Sipas informacioneve zyrtare, aktualisht në këto dy rajone janë regjistruar 23 zjarre që kanë djegur rreth 1700 hektarë.