Të famshmit janë bërë bashkë për të ‘ringjallur’ këtë trend nostalgjik të modës të viteve 90-ta.

Aksesorët sikurse unazat në kërthizë dhe kapëset e flokëve me flutur janë rikthyer në modë – por tani është koha për ‘rikthimin’ e shiritit të kokës prej pambuku, shkruan New York Post.

Një mori yjesh po e përqafojnë këtë trend që të jep nostalgjinë e personazheve nga filmi i vitit 1995 “Clueless”.

Ishte Selena Gomez, ajo që ishte u pikas e para me një shirit në kokë në videoklipin e saj “Love On” që u publikua në shkurt.

Artistja ka vazhduar të ringjallë stilin në një seri të fotografive të postuara në Instagramin e saj.

Por Gomez nuk është e vetmja.

Yjet sikurse Kourteny Kardashian, Nicola Peltz Beckham, Lori Harvey dhe Olivia Culpo, gjithashtu kanë rikthyer këtë trend.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume