Profesori amerikan nga universiteti ”Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka ndarë disa nga pritshmëritë e tij ndaj Ballkanit Perëndimor, nëse Kamala Harris, do të fitonte garën dhe do të merrte timonin e Presidentes së SHBA-së.
Në rastin e Kosovës, Serwer vlerëson, se Harris, nuk do të ishte aspak simpatike ndaj një Asociacioni siç është ai i Komunave me shumicë serbe, apo Republikës Sërpska, transmeton klankosova.tv.
”[Kamala] Harris është gjithashtu e ashpër ndaj Kinës, si Biden ashtu edhe Trump”.
”Kosova mund të duket si Tajvani (dhe Ukraina) për të. Kjo do të thotë se duhet të ushqehet dhe të mbrohet nga pretendimet territoriale nga një ish-sovran”.
”Ajo nuk ka gjasa të jetë simpatike ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Srpska. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë ide të këqija”.