Janë raportuar shpërthime në magazinat e fishekzjarrëve në afërsi të Sofjes, në Bullgari, për pasojë ka humbur jetën një punëtor dhe është plagosur rëndë vajza e tij 20-vjeçare, ndërsa dy persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Vajza e tij 20-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të rënda në 85% të trupit, është në rrezikë për jetën, sipas mjekëve.
Shpërthimet, të cilat ndodhën në gjashtë magazina, vazhduan gjatë gjithë natës, duke lëshuar re tymi dhe duke penguar ekipet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje.
Një 60-vjeçar dhe djali 22-vjeçar i pronarit ndodheshin në vendngjarje në momentin e incidentit. Ende nuk dihet fati i tyre. Rreth 150 banorë lokalë u evakuuan, ndërsa të tjerë preferuan të kalonin natën në makinat e tyre në mënyrë që të mund të mbronin shtëpitë e tyre në rast zjarri.
Për shkak të këtij incidenti, më i rëndi i këtij lloji në Bullgari në vitet e fundit, ekspertët kërkuan ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve në vendin ballkanik për të festuar përvjetorë apo me rastin e ndonjë feste tjetër.
🚨🇧🇬 POWERFUL EXPLOSION AT BULGARIAN PYROTECHNICS FACTORY INJURES TWO
A powerful explosion involving two tons of fireworks occurred at a pyrotechnics factory in Elin-Pelin, Bulgaria, injuring two people.
The explosion, equivalent to two tons of TNT, destroyed three warehouses.… pic.twitter.com/XX66I19B2c
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) July 25, 2024