Italia i dha fund në mënyrën më të keqe të mundshme Europianit Gjermani 2024, duke u eliminuar nga Zvicra në fazën e 1/8-ave, në një ndeshje ku të kaltrit nuk bënë asgjë për të shmangur humbjen.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Në konferencën për shtyp të mesditës së të dielës, në krah të kreut të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, trajneri Luciano Spalletti deklaroi se e di mirë se çfarë duhet të bëjë për të rikthyer Italinë e vërtetë.

“Humbja me Zvicrën na ka kthyer në pikën zero, por unë nuk largohem.

E di mirë se çfarë duhet të bëj për të rikthyer Italinë e vërtetë.

Më vjen shumë keq që në këtë Europian nuk e vazhduam procesin e rritjes, të cilin e kishim nisur më herët.

Gjatë 8 muajve të mi këtu kemi rinovuar skuadrën jo pak dhe në të ardhmen do ta rinovojmë edhe më shumë. I kam idetë e qarta se çfarë duhet të bëj”, u shpreh Spalletti.

Tekniku i Italisë pranoi se edhe ai ka pasur gabimet e veta në këtë Europian, teksa vuri në dukje mungesën e lidershipit te “të kaltrit”.

“Edhe unë kam bërë gabimet e mia, por sigurisht jam këtu për të vazhduar me shumë pasion dhe tashmë edhe me një eksperiencë më shumë.

Liderë si Chiellini apo Bonucci është e vështirë të gjesh, por jam i bindur që nëse aktivizojmë lojtarë si Calafiori, mund t’u japim mundësinë të shndërrohen në liderë të kësaj Italie”, u shpreh tekniku.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com