SPB-TETOVË vazhdon aksionet kontrolluese për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të parregullta dhe të kundërligjshme
Dje (30-korrik) në periudhën nga ora 07:00 deri në ora 12:00 në zonën e SPB-Tetovës është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të parregullta dhe të kundërligjshme, gjatë të cilit 33 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-19) janë zbuluar dhe sanksionuar, nga të cilat 29 (TE-11 dhe GV-18) kanë kryer parakalime në vendet ku një veprim i tillë është i ndaluar. Janë sanksionuar edhe 4 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, rregulloret dhe kufizimet ligjore në komunikacion, sepse çdo veprim i parregullt dhe i kundërligjshëm në komunikacion mund të shkatërrojë një jetë njeriu, të kenë kujdes para se të fillojnë të kryejnë një veprim të caktuar dhe të jenë të sigurt se nuk do të jetë i rrezikshëm për ta dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë për një trafik të sigurt dhe të rrjedhshëm.TS