Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.T. Siril Bomgartner.
Ministri Durmishi në takim theksoi se bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Francës është i shkëlqyeshëm dhe intensiv, ndërsa mbështetja që Franca i jep vendit tonë është me rëndësi të madhe për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Ministri dhe ambasadori u dakordësuan se ekziston dëshira dhe potenciali për të zgjeruar bashkëpunimin e ndërsjellë në disa fusha, më konkretisht në fushën e investimeve nga kompanitë e interesuara franceze, angazhim në ndërtimin e objekteve kapitale në fushën e energjetikës dhe për të rritur numrin e turistëve nga Franca në vendin tonë, dhe anasjelltas.
Ministri Durmishi falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Republika e Francës ia jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut, e veçanërisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Ambasadori Siril Bomgartner falënderoi ministrin për takimin, duke premtuar se mbështetja e Francës për Maqedoninë e Veriut si vend mik do të vazhdojë edhe në të ardhmen.