Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi realizoi takim me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Ai u dëshiroi mirëseardhje të gjithë përfaqësuesve dhe u falënderua për vizitën e tyre.
Përfaqësuesit e Odës Ekonomike e uruan Gashin për zgjedhjen dhe i uruan suksese në pozitën e re si kryetar i Kuvendit.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe ndryshimi i një pjese të rregullores ligjore ekzistuese. Ndër të tjera një nga kërkesat e tyre ishte konsultimi i ndërsjellë para miratimit të propozim-ligjeve që janë në interes të tyre.
Kuvendin mund ta konsideroni si aleatin tuaj më të fortë, dhe e keni mbështetjen time të plotë – tha Gashi.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të intensifikohet dhe thellohet bashkëpunimi në të ardhmen.