2 korrik 2024, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.

“Ky është takimi i parë që realizojmë me personat e parë të DAP-it dhe Doganës si institucione kryesore në arkëtimin e të ardhurave në Buxhet. Po vendosim bazat e punës dhe mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për t’i arkëtuar me efikasitet të ardhurat dhe për t’i menaxhuar me efikasitet paratë e qytetarëve”, theksoi ministrja e Financave.

Në këtë takim u konstatua bashkërisht se më e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve institucionale, investimi në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimi i proceseve. Në këtë mënyrë do të arrihet efikasiteti gjatë punës, ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët dhe bizneset dhe norma më të larta të rritjes ekonomike.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume