Franca është gati për ndeshjen e raundit të 1/8, aty ku i pret një sfidë e madhe si ajo ndaj Belgjikës.


Kylian Mbappe, në një intervistë për “AS”, theksoi se tashmë është koha që kombëtarja të shndërrojë në gol rastet që krijon dhe të mos i shpërdorojë ato, ndërsa shtoi se maska e vendosur prej hundës së thyer e pengon me vizionin në fushë.

“Në momentin e parë, nuk mendova se ishte një dëmtim i rëndë. Më pas më thanë për hundën e thyer, u pashë në pasqyrë dhe mendova se Europiani ishte mbyllur aty.

Por, jam i lumtur që ende po e luaj atë edhe pse është e vështirë, maska të pengon me vizionin në fushë. Është e bezdisshme, por unë nuk kam zgjedhje tjetër.

Ndeshja me Belgjikën? Tani nis një kampionat tjetër, Franca duhet të ringrihet pasi në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur. Duhet që shanset e krijuara t’i shndërrojmë në gol.

Ndeshjet tani janë me eliminim direkt dhe nëse nuk fiton, atëherë e sheh veten me pushime. Por, ne kemi lojtarët, stafin dhe kapacitetin për të përballuar të tilla sfida.

Real Madrid dhe Courtois? Nuk jam ende në grupin e WhatsApp të lojtarëve të Real Madrid, shpresoj që të mos vonojë edhe shumë kohë diçka e tillë.

Ende nuk kam folur me Courtois, por e njoh atë. Është mirët për të që nuk është me Belgjikën, pasi kundër meje do ta kishte shumë të vështirë”, u shpreh Mbappe.