Më datë 22.07.2024 në ora 23:40 në Gradec të Gostivarit, punonjësit policorë të NjP-Gallatl, kanë privuar nga liria personin I.A (34). Ai është raportuar nga personi B.Q (67) nga i njëjti fshat se ka tentuar ta sulmojë me një objekt të mprehtë rreth orës 19:30 para një lokali në fshat. Sendi i mprehtë i është marrë personit I.A. dhe është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS