Gazeta prestigjioze amerikane, The New York Times, ka njoftuar njashtu lexuesit e saj që shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur.

Madje, në zemër të titullit, ky medium shkruan që Kadareja ia tregoi botës hallin e shqiptarëve.

“Ai qe krahasuar me Oruellin dhe Kafkën, dhe eci mbi litar me vepra me kritika të maskuara shtetin e tij totalitar”, thuhet në artikull.

“Ismail Kadare, romancieri dhe poeti shqiptar i cili i vetëm vuri vendlindjen e tij ballkanase në hartën e letërsisë botërore, duke krijuar vepra shpesh të errëta, alegorike që tërthorazi kritikonin shtetin totalitar të vendit të tij, vdiq në Tiranë, Shqipëri, të hënën”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume