Ka nisur lufta mes liderëve të VLEN-it. Siç ka paralajmëruar ditë më parë portali TS, se kreu i BESËS, Bilall Kasami dhe Adnan Azizi nuk dëshirojnë që Lëvizja BESA të shkrihet në një parti – VLEN, sot kjo dëshmohet dhe vërtetohet. Kreu i BESËS Bilall Kasami ka luajtur edhe në zgjedhjet për Këshillin komunal me ASH-në e Selës, “grabiste” anëtarët e ASH-së ju bënte kontrate të rrejshme dhe i kthente në BESA edhe pse dy partitë ishin në koalicion në komunën e Tetovës.

Fill pas 3 viteve Kasami po luan lojë të fëlliqur edhe me Arben Taravarin, sot ka promovuar dr. Asim Izairin si prurje të re në BESA, ndërsa Arben Taravari e ka promovuar para 3 viteve.

“Me mikun tim të mirë Dr. Asim Izairi! Voto Gostivarin! Rretho 6! Të gjithë baraz, të gjithë gostivaras!” ka shkruar Arben Taravari në vitin 2021 kur Asim Izairi ishte anëtarë i ASH-së.

Ndryshe koalicioni VLEN pritet së shpejti të shkrihen në një parti dhe kryetar i kësaj partie më shumë ambicie ka Bilall Kasami, pasi Izet Mexhiti dhe Arben Taravari nuk kanl shprehur dëshirë për të udhëhequr me VLEN-in.