Portali TS ka arritur të mësoj ekskluzivisht brenda koaliconit VLEN dhe në Lëvizjen BESA se pas paralajmërimeve se VLEN do të bëhet një parti kanë plasur paknaqësi të mëdha.
Siç mëson TS, figurat kyçe të BESËS Adnan Azizi dhe Bilall Kasami po shohin rrezik nëse VLEN bëhet një parti, andaj kanë presione brenda partisë që të pengohet formimi i një partie “VLEN”.
Burimet e sigurta i kanë thënë portalit TS se do të pengohet me mish e shpirt që Lëvizja BESA të ruaj identitetin e saj, për të mos u shkri në një parti, sepse pas saj fshihet një skenar i rrezikshëm për të eleminuar Bilall Kasamin.
“Ne do të bëjmë çmos që mos të shkrihet partia pra Lëvizja BESA, e kemi rritur me shumë sakrificë me shumë mundë e kemi ruajtur dhe të vijë dikush për 6 muaj parti të shkrihem tek ata” thotë për TS një anëtarë i kryesisë së lartë të Lëvizjes BESA për portalin TS:
Ai madje shkon më tutje duke hedhur kritika të ashpëra kundër Mexhitit dhe Taravarit pasi dy liderët kanë formuar parti para 6 muajve dhe krahasohen me BESËn që është gati 10 vite.
“Si do të shkrihet BESA e themeluar gati 10 vite e partia e Mexhitit nuk i ka as 6 muaj, si do shkrihet BESA ku Arben Taravari e ka ndarë partinë dhe nuk dihet sa votues ka, është jo fer” thotë më tej anëtari i kryesisë.
Sipas tij, fshihet një skenar për të eleminuar Bilall Kasamin.
“Nuk shohim një shpresë për unifikim, por shohim një pazar të zi për të eleminuar kryetrin tonë” thekëson anëtari i kryesisë duke kritikuar Mexhitin dhe Taravarin pasi sipas tij ata lëshojnë lajme se nuk duan të bëhen lider të VLEN-it e më pas punojnë ndër këmbët e Bilallit.
Ndryshe ditë më parë liderët e VLEN-it nga Tetova paralajmëruan bashkimin e forcave të tyre që para zgjedhjeve lokale të bëhen një parti për të garuar përballë Frontit Europian. /TS/