Mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 10:10 në Sektorin për Punë të Brendshme në Strumicë është raportuar se në Liqenin e Dojranit është mbytur një person. Sipas informacioneve nga policia, personi është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra, ndërsa më pas është mbytur.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Nëpunës policor nga DPB Gjevgjeli janë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles, ndërsa janë thirrur ekipe zhytëse për gjetjen e personit”, njoftuan nga SPB Strumicë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com