Ulen temperaturat, si parashikohet moti për fundjavën! Ja zonat ku do të ketë reshje shiu dhe breshër

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore–malore.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Parashikimi i motit:
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti pritet të jet fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore–malore. Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.