Liderët e koalicionit VLEN sot u mblodhën në Tetovë për të formuar trupin Koordinues Politik. Sipas Kasamit ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar.
Sipas këtij trupi koordinues VLEN shkon drejtë formimit të një partie duke u shkrirë të gjithë partitë politike dhe VLEN të jetë një parti. ASH, LD, BESA dhe Alternativa të shkrihen dhe të bëhen VLEN.
“Sot këtu në Tetovë, koalicioni VLEN bën promovimin e një trupi të përbashkët, trup koordinativ, i cili do të merret me promovimin e politikave të koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon edhe një herë për frymën e bashkëpunimit që ekziston në kuadër të koalicionit VLEN, por njëherësh edhe për kërkesën e votuesve të këtij koalicioni që ngadalë të shkojnë në drejtim të homogjenizimit të strukturave apo ngritjes së një strukture të përbashkët, me çka më mirë do të mund t’i përgjigjemi kërkesave të votuesve tanë në drejtim të realizimin e kërkesave dhe programit. Në ditët në vijim do të ketë edhe organe tjera në kuadër të koalicionit që do të promovohet. Sot do të caktojmë edhe një zëdhënës”, u shpreh kryetari i BESËS, Bilall Kasami para takimit me liderët e partive tjera. /TS/