Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për vrasjen e Faton Hajrizit, i cili thuhet se e vrau një polic serb dhe e plagosi një tjetër.

Vuçiq tha se ka shumë gjëra të çuditshme në të gjithë historinë e Hajrizit, por se sipas tij, hetimi do të tregojë të gjitha motivet.

“Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme. Shumë gjëra janë në pikëpyetje, por organet kompetente do ta bëjnë pjesën e tyre”, tha Vuçiq, shkruan “Kurir”, transmeton Klankosova.tv.

Faton Hajrizi u arratis javë më parë nga Burgu i Smrekonicës, teksa mesnatës e të mërkures dyshohet se e vrau një polic serb, e ku më pas u vu në ndjekje nga Serbia.

Ai arriti që t’i shmangej ballafaqimit me policinë serbe deri sot, ku edhe mbeti i vrarë, teksa ministria e Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga Serbia konfirmim për identitetin e tij.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume