Kryeministri i Xhamajkës u kërkon banorëve që t’u përmbahen urdhrave të evakuimit ndërsa uragani Beryl i afrohet vendit të Karaibeve
Qendra e stuhisë pritet të kalojë në jug të Xhamajkës, por shumë afër ishullit, pasditen e sotme me orën lokale, duke sjellë erëra me forcë uragani dhe stuhi të rrezikshme.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë xhamajkanëve që të respektojnë njoftimet e evakuimit nëse dhe kur ato lëshohen,” tha kryeministri Andrew Holnes në një video-mesazh.
Ai gjithashtu këshilloi njerëzit që jetojnë në zona të ulëta të lëvizin në toka më të larta ose strehimore, edhe nëse nuk janë aktualisht nën një urdhër evakuimi.
Kjo përfshin banorët e zonave që janë “historikisht të prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të baltës ose nëse jetoni në brigjet e një lumi ose përrua”, tha Holns.
JUST IN: Stormy conditions have arrived in Portland #Beryl #Jamaica pic.twitter.com/boGzvNd8k8
— Chaac (@ArcSenpai) July 3, 2024