Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, është vrarë në një sulm në rezidencën e tij në kryeqytetin e Iranit, Teheranit, ndërsa në lidhje me aten’tatin ndaj kanë reaguar liderët e botës islame.

Në lidhje me atentatin ndaj liderit palestinez, Ismail Hanijeh, sot nëpërmjet rrjetit social facebook, ka reaguar edhe lideri i lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka theksuar se qyqarët mbeten qytetarë, ndërsa burrështetasit e ndershëm shkojnë te Zoti i tyre si dëshmorë faqebardhë.

Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes “Populli”, Skender Rexhepi – Zejdi:

“Sot, populli më i përvuajtur dhe i masakruar në historinë njerëzore, humbi liderin e saj politik të zgjedhur në mënyrë të lirë dhe demokratike. Sot, u dëshmua që qyqarët mbeten qyqarë, ndërsa burrështetasit e ndershëm shkojnë te Zoti i tyre si dëshmorë faqebardhë. Ngushëllime popullit palestinez dhe paqedashës. Uroj që të kthjellet ndërgjegja botërore dhe sa më shpejt të mbizotroj paqja në Gaza dhe Palestinë”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume