I favorizuar dhe nga era, zjarri që vijon të jetë aktiv prej tre ditësh është përhapur në dy drejtime, mbi qytetin e Shëngjinit dhe nga ana e Rërës së Hedhur duke rrezikuar kurorën e gjelbër të kësaj zone. Për shuarjen e flakëve ka ndërhyrë edhe një helikopter, ndërkohë që po punojnë edhe 4 mjete zjarrfikëse për të bërë të mundur parandalimin e flakëve që të mos ulen në zonën e plazhit.Më herët gjatë paradites së kësaj të hëne, një zjarr është shfaqur në masivin me Pisha, mbi qytetin e Gjirokastrës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume