Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime, ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitive.

Prandaj, IKSHPK ka ritheksuar se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.