Arben Fetai – zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të mirë, sot në Gllumovë të komunës së Sarajit, së bashku me Besar Durmishin – ministër i ekonomisë dhe punës, zv/ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Flakron Bexheti, vizituam fabrikën për përpunimin dhe prodhimin e produkteve të mishit, “Tiamo”.
Fabrika “Tiamo” është fabrikë e cila që nga viti 1997 përfaqëson një ndër brendet më të njohura lokale dhe kombëtare dhe është një sinonim i cilësisë dhe traditës afatgjate. Duke u njoftuar me punën rrjedhëse të kompanisë, planet për investime të mëtejshme si dhe rritjen e prodhimit dhe planet për zgjerimin e plasmanit të produkteve në vendet e rajonit, informova menaxhmentin e kompanisënë fjalë se me qëllim të mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur pesë thirrje publike në përputhje me Programin për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024. Për masat në përputhje me këtë Program, janë ndarë gjithsej 80.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
Biseduam rreth thirrjes publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për certifikimin e sistemit HALAL. Theksova se sa i përket mbështetjes së biznesit, janë parashikuar 250 milion euro për mbështetjen e kompanive, linjë kreditore të cilat janë siguruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Hungarisë. Ministria e Financave tashmë po përgatit ligjet për këtë linjë kreditore, ndërsa në mënyrë plotësuese do të përcaktojë kushtet sipas të cilave kompanitë do të mund të aplikojnë për këto mjete financiare.