Më datë 07.08.2024 rreth orës 10:40 në SPB-Tetovë, personi D.I. (25) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 19:30 në rrugën ,,Mirçe Acev” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga F.K. nga Tetova, i cili i ka hedhur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS