Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 29-vjetorin e betejës së fundit madhore të Luftës Kroate për Pavarësi.

Operacioni “Stuhia”, i vitit 1995 ishte një moment kyç në luftën e Kroacisë me Bosnjën dhe që çoi në rikuperimin e një pjese të territoret nga forcat rebele serbe.

Eventi përkujtohet çdo vit dhe këtë herë u shoqërua nga fjalime të liderëve kroatë, një paradë ushtarake dhe një fluturim i avionëve luftarakë të blerë së fundmi nga Franca.

Kryeministri Andrej Plenković përshëndeti përvjetorin duke e cilësuar si një festim të lirisë.

“Jemi mbledhur këtu sot për të festuar për lirinë tonë. Për të kujtuar operacionin e mrekullueshëm “Stuhia”. T’i kujtojmë vetes sonë vendosmërinë e luftëtarëve kroatë dhe atyre që bënë të mundur që ne të jetojmë në një Kroaci të lirë e demokratike. Gjeneratat kroate e ëndërruan këtë moment dhe sot ai është përgjegjësia jonë”, tha Plenkoviç.

Por për Serbinë, ky përvjetor është një kujtim i zymtë i një ngjarjeje që ajo e konsideron krim lufte që çoi në eksodin masiv të serbëve nga Kroacia.

Çdo vit, mijëra serbë, përfshirë familjarë të viktimave, mbajnë një ceremoni përkujtimore për përvjetorin.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com