Barcelona e ka vazhduar serinë perfekte të këtij fillim-sezoni në La Liga.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Gjiganti katalunas e mposhti mbrëmë Rayo Vallecanon në xhiron e tretë të edicionit të ri.

Ekipi i Hansi Flick e regjistroi fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

“Blaugrana” e mposhtën mbrëmë në udhëtim Rayo Vallecanon me rezultat 2:1.

Barça e gjeti veten në disavantazh në minutën e nëntë kur vendësit avancuan me golin e Lopez.

Ndërkaq, katalunasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.

Pedri i barazoi shifrat në minutën e 60-të.

Më pas, Leëandoëskit iu anulua një gol përmes sistemit VAR.

E fitoren Barcelonës ia siguroi përforcimi më i ri Dani Olmo, i cili shënoi në debutim.

Barcelona prin e vetme në tabelë me 9 pikë nga tri ndeshje të luajtura.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com