Me datë 04.08.2024, në ora 08:20 në Banjicë të Epërme të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar, kanë privuar nga liria personin R.E (63) nga Banjica e Epërme për shkak se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS