Kievi parashikon se Moska do të ketë rreth 200 mijë forca shtesë në Ukrainë deri në fund të vitit, sipas një raporti.
Është cituar zëvendësministri i mbrojtjes, Ivan Havryliuk të ketë thënë se rreth 800 mijë trupa ruse priten atje deri në fund të vitit 2024, shkruan Sky News.
“Aktualisht, ka rreth 600 mijë ushtarë në zonat e pushtuara të Ukrainës”, ka thënë ai.